Është e pamundur të imagjinohet pranvera pa ngjyrat pastel, apo jo? Feminile, chic dhe shumë romantike, ato janë një ‘must’ i stinës së ngrohtë të cilat i japin një frymë bon ton edhe një look-u të thjeshtë.
Ngjyrat pastel janë të mira edhe për humorin tonë, pasi na ndihmojnë të ndihemi më të qeta dhe pozitive. Cilat janë ngjyrat e pranverë-verës 2020 të cilat duhet t’i provojmë? Janë 5
Roza bebe
Ngjyra e feminitetit rikonfirmohet një nga tendencat më të forta të stinës që po vjen, sidomos në sfumaturën më të butë të ‘baby’. Çfarë të blejmë? Një xhaketë të bukur, perfekte për t’u kominuar me fustane dhe funde midi, por edhe me xhinse në stilin e përditshëm.
E kaltra e lehtë
Një tjetër risi e pranverës në nivel kromatik është e kaltra, një ngjyrë që kombinohet me të gjitha tonet e lëkurës dhe të flokëve. Çfarë të blejmë? Një fund me pala në tonet e së kaltrës për t’u kombinuar gjatë ditës me atlete dhe në mbrëmje me sandale të larta.
Lejla
Ju kishim paralajmëruar…lejlaja është një nuancat më të dëshiruara të sezonit pranverë-verë 2020 dhe është parë në koleksionet e brandeve tona të preferuara, përfshirë dhe Zara. Çfarë të blejmë? Një këmishë me fruda për look-un e përditshëm që rri shumë mirë edhe me xhinse.
Ngjyrë jeshile sherbele
Një nuancë e ngrohtë dhe delikate që duhet ta keni me çdo kusht në gardërobën tuaj. Është sukses i garantuar. Çfarë të blejmë? Një fustan të gjatë elegant për një ceremoni festive ose martesore në pranverë.
Pjeshka
E shijshme ashtu si fruti që i ka marrë emrin, ngjyra e pjeshkës është një nga më të përshtatshmet e pranverës, sidomos kur bëhet fjalë për dasma, pagëzime dhe ceremoni elegante në përgjithësi. Çfarë të blejmë? Një fustan me pala përrallor!