ISIS ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një sulm të përmasave të 11 Shtatorit të vitit 2001. Kërcënimi vjen përmes një videoje propagandistike të publikuar në internet. Video zgjat rreth 11 minuta, ku thuhet: “Nuk do të ketë më siguri për amerikanët kudo nëpër botë” dhe “Është koha për shpagim”, janë dy prej kërcënimeve që përcillen përmes saj. Xhihadistët sjellin në kujtesë se mbi 3 mijë njerëz u vranë gjatë sulmeve të 11 Shtatorit. Në përfundim, video mbyllet me pasazhe nga sulmet e Janarit në Paris, të cilat shoqërohen me mesazhin, “Europa është shembulli, do të vijojmë me Amerikën”.
Një ditë më parë, terroristët vranë me plumb në kokë 10 mjekë në Mosul, të cilët refuzuan të kuronin disa të plagosur nga rradhët e militantëve të Shtetit Islamik.