VIDEOLAJM/ Hiroshima e Bejrutit: Ja sa ishte fuqia e shpërthimit

    0
    Beirut Explosion: Cause, Video - The Physics of Mushroom Clouds

    Një shpërthim i fuqishëm tronditi kryeqytetin e Libanit, Bejrutin, duke e kthyer një zonë të madhe në rrënoja. Qyteti, që dikur njihej si Parisi i Lindjes së Mesme, i ngjante një zone lufte. Të paktën 100 persona kanë humbur jetën dhe 4 mijë janë plagosur.

    Shpërthimi i një sasie prej 2750 ton nitrat amoniumi solli këtë katastrofë. Pamjet e shpërthimit dhe reja që ngjitet në qiell i ngjante një bombe atomike.

    Daily Mail e quan Hiroshima e Bejrutit. Në fakt, fuqia e shpërthimit ka qenë sa një e pestë e fuqisë së bombës atomike që rrënoi Hiroshimën.

    Vala sizmike e prodhuar nga shpërthimi ishte e barabartë me një tërmet të magnitudës 4.5.

    Artikulli i mëparshëmLiban: Trump flet për sulm, zyrtarët e SHBA e kundërshtojnë
    Artikulli i radhësSkandali me tenderin 80 milionë USD të uniformave, kallëzohen në SPAK Olta Xhaçka e Sandër Lleshaj