FOTO/ Tmerri në Liban, kjo është gropa gjigante e shkaktuar nga shpërthimi

0
This image has an empty alt attribute; its file name is EeoyjUTWAAEE7ZW-640x360.jpg

Shpërthimi i djeshëm në Liban, i cili shkatërroi një pjesë të mirë të Bejrutit ishte tmerrësisht i fuqishëm dhe dyshohet se u shkaktuar nga 2 700 ton lëndë kimike të braktisura në port.

Deri më tani janë konfirmuar 100 të vdekur dhe më shumë se 4 000 të plagosur, ndërsa kërkimet vijojnë më tej pasi dyshohet se numri i të vdekurve është shumë më i madh.

Paraprakisht dyshohet se shpërthimi u shkaktua nga 2 700 ton nitrat amoni të ruajtura pa kujdes në port, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.

Ndërkohë, me rënien e pluhurit dhe qartësimin e pamjes ka dalë në pah gropa e madhe e shkaktuar nga shpërthimi në portin e Bejrutit.

Pamjet nga ajri tregojnë një gropë gjigante të shkaktuar nga shpërthimi, i cili u krahasua me një bombë bërthamore.

Artikulli i mëparshëmRikthehet si shefe në bashkinë e Kavajës pronarja e ‘Vila Palma’, Dëshira Qato “u fsheh” për 8 muaj pas tërmetit tragjik dhe kateve pa leje në hotelin që kolaudoi i shoqi
Artikulli i radhësA duhet të ushqehet me gji fëmija nëse nëna është me Covid-19? MSH jep sqarimet