Ajo në prill të vitit 2019 bëri një vizitë bashkë me UNICEF-in në Kosovë, ku vizitoi disa nga lagjet më të varfra të Kosovës dhe gëzoi me dhurata fëmijët e disa familjeve skamnore.
Duke qenë në krizën e coronavirusit, e cila ka shkaktuar dëme të madhe ekonomike në mbarë globin, UNICEF nuk qëndron duarkryq, por përpiqet që të bëjë maksimumin që t’ua lehtësojë sado pak jetën atyre që kanë nevojë.Së fundmi, Rita bashkë me UNICEF-in kanë vendosur që të realizojnë një koncert nga shtëpia e 29-vjeçares, të titulluar “Rita Ora at home for generation Covid”. Koncerti do të transmetohet live në IGTV në Instagramin e Ritës dhe të UNICEF-it këtë enjte me fillim nga ora 18:00, me qëllim mbledhjen e vëmendjes për dhurimin e fondeve nga ndjekësit, për të mbledhur para të cilat do të shkojnë për bamirësi te fëmijët e prekur nga kriza e coronavirusit.