Avokatët e Ylli Ndroqit tregojnë sa u ble Oranews

0

Avokatët e Ylli Ndroqit pretendojnë se klientit të tyre i janë sekuestruar pasuri të fituara nga trashëgimia, apo me kredi bankare të vërtetuara me dokumentacion të rregullt ligjor.

Avokati Alban Qafa doli me një deklaratë para mediave ku saktësoi të dhënat për disa nga pasuritë e sekuestruara.

“Rezulton se një pjese e pasurive te vena nen sekuestro nuk jane ne pronesi te z Ndroqi. Edhe ato qe jane ne pronesi te tij jane krejtesisht te krijuara me burime te ligjshme”

U sekuestrua toka e perfituar me ligjin 7501

Per sa i perket aseteve te bllokuara jane bllokuar tre pasuri , toke bujqesore, qe babai i Ylli Ndroqi i ka perfituar me ligjin 7501. Dhe me pas me trashegimi i kane kaluar z Ylli Ndroqi. Dhe me pas me trashigimi i kane kaluar z Ylli Ndroqi. Si mund te bllokohet si e paligjshme nje pasuri qe ta ka dhene vete shteti , ne baze te ligjit nr 7501.”

U sekuestrua apartamenti i viteve 90′

“ Eshtë bllokuar nje apartament te bashkepronesi i z Ylli Ndroqi, i cili eshte perfituar ne baze te ligjit nr 7652 dt 23/12/1992 Per Privatizimin e Banesave Shteterore” Per te cilin eshte firmosur ne vitin 1993 nje kontrate me Nderrmarrje Komunale Banesa, sic kane bere në atë periudhë me ligjin e miratuar në parlamentin shqiptar me dhjetra mijra shqiptar”

Blerja e TV Ora

“ Per sa i perket blerjes se TV ORA sh.p.k nga z Ylli Ndroqi ne vitin 2007. Ky televizion i eshte blere shtetases Ilda Prifti ne ate kohe 18 vjec, ne 12.11.2007 me kontraten noteriale nr rep 13309 nr 2120 kol, ne vleren 25.000.000 (njezet e pese milion leke).

E gjithe vlera e blerjes se TV ORA sh.p.k prej 25.000.000 leke eshte financuar ne baze te kontrates se kredise bankare ne Raiffeisen Bank.

Eshte sekuestruar nje pasuri trruall ne Mullet, qe edhe vete vendimi i sekuestros e permend qe eshte kryer transaksioni me bank nga te ardhura te perfituara nga shitja e nje pasurie tjeter po me bank.
Vetë prezenca e forcave dukshëm e ekzagjeruar me nenshkrimin RENEA me maska, kapuc me automatik dhe me mjete të blinduara që u vendosën për mbi 4 orë përballë gazetarëve, flet qartë se qëllimi është për të ndalur zërin e medias“

Artikulli i mëparshëmPunëtori ra nga skela, arrestohet inxhinieri dhe procedohet pronari i firmës ndërtuese
Artikulli i radhësRita Ora, koncert falas me qëllim mbledhjen e fondeve për fëmijët