Kjo foto tragjike tregon momentin e fundit të një ekipi zjarrfikësish, teksa po tentonin të hapnin dyert e hangarit 12, ku gjendej sasia prej 2750 ton lëndë eksplozive.
Zjarrfikësit mbërritën në portin e Bejrutit pasi u lajmëruan për flakët.
Ata nuk e dinin se çfarë i priste, kur shpërthimi i nitratit të amonit do të shkaktonte dëme të ngjashme me një bombë bërthamore.
Daily Mail shkruan se zjarrfikësit ishin pjesë e një trupe prej dhjetë personash. Nëntë prej tyre nuk janë gjetur akoma. Kurse kolegia e tyre femër është konfirmuar e vdekur.
Aq me shpejtësi u dërguan këta heronj në punë, sa nuk kishin kohë as të vishnin uniformat mirë.
Shpërthimi i tmerrshëm ka shkaktuar të paktën 137 viktima.