Detaje të reja janë mësuar ngaekzekutimi i 57-vjeçarit Gëzim Saraçi një ditë më parë në Gjirokastër.
Mësohet se autori 33-vjeç Mihal Thimjo ishte muzikant nëpër dasma, ndërsa më herët kishte punuar edhe me mjete të tonazhit të rëndë.
Mësohet se autori e ka pranuar krimin duke deklaruar se viktima i kishte thënë grek, shprehje të cilën ai e ka marrë si ofendim dhe më pas konflikti mes tyre ka marrë përmasa tragjike.
Ata kishin pikë kafe së bashku dhe më pas gjatë rrugës së kthimit viktima e ka ofenduar autorin
“Greku m*tit, ke vënë pasur do bësh ligjin ti këtu”, i ka thënë ai.
Më pas autori ka ndaluar makinën dhe pasi kanë debatuar, 57-vjeçari ka qëlluar Thimjon me levë. Ky i fundit është shprehur se në tentativë për t’u vetëmbrojtur e ka goditur në kokë, e për pasojë ai ka humbur jetën
Autori dhe viktima kanë qenë në gjendje të dehur në momentin e krimit pasi po ktheheshin nga një drekë ku kishin qenë së bashku.
Thimjo u arrestua ngapolicia 6 orë pas ngjarjes së rëndë, në automjetin e tij duke udhëtuar në një rrugë nacionale pasi kishte ndërruar rrobat e krimit në një banesë.(abcnews)