“Google” ndryshon dizajnimin, përcjell mesazh për vendosjen e maskës

0

Google bëhet i ndjeshëm dhe në çështjen e ditës, COVID-19. Së fundi, edhe ju e keni vënë re një “Google Doodle” për të theksuar rëndësinë e vënies së maskës.

Faqja gjigantit të kërkimit po shfaq një ‘doodle’, ku çdo shkronjë bën pjesën e saj, duke ndjekur udhëzimet e Centers for Disease Control and Prevention (CDC).

Në këtë “doodle”, shkronjat e Google mbajnë maska me ngjyra.

Pastaj, befas, u dalin këmbët dhe largohen njëra nga tjetra për të treguar përpjekjen e tyre për të respektuar distancimin social.

Shkronja “e” dërgon një zemër emoji në ajër, në përputhje me udhëzimet e CDC, si një akt dashurie ndaj shkronjave-miq të tjerë.

Duke klikuar tek animacioni, ju shkoni te faqja për parandalimin e COVID-19 të Google, ku mund të gjeni këshillat e fundit për t’u mbrojtur.

Google përdor edhe platforma të tjera për të shpërndarë këtë mesazh, mes të cilave YouTube dhe Google Maps.

Ndër të tjera një PSA (Public Service Announcement – mesazh me interes publik) në YouTube u kujton njerëzve që vënia e maskave është një mënyrë e thjeshtë që mund të reduktojë përhapjen e COVID-19 deri në 80 për qind të rasteve. Mesazhi i saj është: Bëje për ata.

Bëje për vete.

Bëje për të gjithë ne. (“Do it for them. Do it for you. Do it for all of us.”)

Artikulli i mëparshëmGjigandi i naftës me numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19. Bursa për datën 6 Gusht 2020
Artikulli i radhësMjeku Artan Koni: Spitalet Covid nuk hapen, sepse nuk ka më mjekë