Viktima dhe autori ishin kërkues floriri, ja çfarë dyshohet se ndodhi para krimit

0

Detaje të reja për vrasjen e 57-vjeçarit Gëzim Saraçi në Gjirokastër.

Mësohet se viktima dhe autori i arrestuar sot Mihal Thimjo, të cilët ishin miq me njeri-tjetrin ishin edhe kërkues floriri.

Burimet pohuan për Balkanweb se sherri mes tyre mund të ketë ardhur pikërisht për këtë shkak.

Dyshohet se dy personat mund të kenë gjetur diçka pasi ata punonin me varroshe (gërmonin në varre).

Dëshmia e autorit dhënë në polici se gjoja sherri banal ishte mbi motive nacionalizmi duket një përpjekje e autorit për të fshehur të vërtetën dhe për të mos treguar veprimtarinë e jashtëligjshme që ka kryer.

Dyshohet se autori mund ta ketë fshehur floririn e gjetur. Dyshimet bien edhe mbi familjen nisur nga fakti që ai i lajmëroi, por nuk u gjend në vendngjarje kur ata shkuan aty.

Gëzim Saraçi dhe Mihal Thimjo kishin njohje të vjetër familjare me njëri-tjetrin madje ditën e djeshme para vrasjes kishin qenë për një drekë në Poliçan të Zagorisë.

Në kthim ka ndodhur një konflikt i çastit që ka shkaktuar grindjen fizike mes tyre.

57-vjeçari Saraçi ka goditur i pari Thimjon, i cili është kundërpërgjigjur duke e goditur me levë 57-vjeçarin, i cili ka gjetur vdekjen.

Autori 33-vjeçar është i plagosur në shpatull dhe në këmbë.

Artikulli i mëparshëm‘Vitrina e krizës nga COVID-19’/ Bizneset ulin qepenin ose dalin në shitje
Artikulli i radhësHumbet 127 mln dollare, hedh ne gjyq kazinone