Fundjavë e trazuar/ E shtuna me shi e shtrëngata, por ja si do jetë e diela, njihuni me kapriçot e motit

0
Fundjavë e trazuar/ E shtuna me shi e shtrëngata, por ja si do

Edhe e shtuna do të jetë e pafavorshme për pushuesit e qyteteve bregdetare në vend. Sinoptikanët thonë se moti do të rezervojë orë me diell të dielën, ndërsa nesër priten reshje shiu dhe vranësira.

Ja njoftimi nga meteorologët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak:

Sa i përket ditës së Shtunë vendi pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Edhe pse dita nis me kthjellime e vranësira kalimtare me kalimin e orëve ato bëhen të dendura në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet e shiut bëhen prezente fillimisht në zonën e juglindjes dhe prej orëve të mesditës shtrihen në pjesën më të madhe të vendit (përjashtuar zona e veriperëndimit).

Reshjet do të jenë të herëpashershme në formën e shtrëngatave, ndërsa në relievet kodrinore, malore edhe në formën e stuhive apo rrebesheve afatshkurtër.

Fundjavë e trazuar/ E shtuna me shi e shtrëngata, por ja si do
Artikulli i mëparshëm“Shqipëria nuk ka blerë kurrë kite”, Gazmend Koduzi del me deklaratën e fortë dhe shpjegon pse tamponët nuk nxjerrin rezultatin e saktë: E kanë fallco pozitivitetit
Artikulli i radhësAsimptomatikët kanë ngarkesë të njëjtë virale me simptomatikët