Ergita Liço, 14- vjeçarja që prej tre ditësh rezultonte e zhdukur është gjetur në Fushë Krujë mbrëmjen e sotme.
Mësohet se e mitura, që u denoncua dhe kërkohej dëshpërimisht nga familjarët, është gjetur në një banesë në Fushë Krujë.
Ajo tashmë po kthehet nga forcat e policisë në shtëpinë e saj. Ergita Liço është shpallur e humbur nga familja e saj, të cilët denoncuan se 3 ditë më parë, rreth orës 23:30 të natës kanë humbur kontaktet me të.
Nga kamerat e sigurisë ajo ishte parë në një hotel në Lushnje, gjë që e deklaroi edhe babai i të miturës përpara kamerave sot. Pas kërkimeve, blutë e Fushë Krujës kanë rënë në gjurmët e adoleshentes.
Shkaqet e largimit nga banesa dhe arsyet që e kanë çuar në Fushë Krujë, mund t’i shpjegojë vetëm vetë vajza, përmes deklaratës që do të japë para autoriteteve.