“Gjeli këndon shumë herët”, gjobitet 166 euro pronari

0
134028165 39d34ba8 f216 45da aa2c 20ab0f86ada4 600x338

Një 83 vjeçar italian u gjobit me 166 euro nga autoritetet pasi gjeli i tij, i quajtur Carlino, këndon shumë herët në mëngjes.

Ngjarja e rrallë i ka ndodhur ish muratorit të dalë në pension Castiraga Vidardo në Lodigiano disa javë më parë, pas një denoncimi të bërë nga fqinjët.

Ishin pikërisht këta të fundit që bënë ankesën tek autoritetet pasi gjeli Carlino këndonte që në 04:30 të mëngjesit.

Sipas ligjeve komunale është i ndaluar shqetësimi nga kafshët që mbahen në shtëpi apo kopshte nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në 08:00.

Artikulli i mëparshëmStuhia bën gjëmën në Greqi/ Pesë të vdekur, dy të zhdukur në Evia
Artikulli i radhësRomantik dhe i sigurt, Turqia propozon restorantin perfekt mes pandemisë