Kukësi gjen zëvendësuesin e Shkurtajt, vjen ish-bomberi i Superligës serbe

0
patrik eze

Patrik Eze quhet zëvendësuesi i Vasil Shkurtajt te Kukësi. “Panorama Sport” ka zbuluar nga burime të sigurta në klubin verilindor se është arritur marrëveshja me sulmuesin 27-vjeçar nga Nigeria që së fundmi ka luajtur në kampionatin jordanez me skuadrën Al-Ramtha.

Në sezonin e tij më të mirë në karrierën e deritanishme, pikërisht 2014-2015, ai është shpallur kryegolashënuesi i Superligës serbe me 15 gola si pjesë e Mlladost Lucanit. Eze ka luajtur edhe dy sezone në Turqi me Denzilisporin dhe Koniasporin, por pa mundur të lërë gjurmë. Gjithsesi, nigeriani mendohet se mund të bëjë diferencën në kampionatin shqiptar. Në orët në vijim klubi i Kukësit pritet të zyrtarizojë afrimin e tij.

skeda

PANORAMASPORT.AL

Artikulli i mëparshëmFOTO/ UEFA “zhgënjen” Tiranën, zbulohen katër ekipet që mund të jenë rival të bardhebluve në shortin e së dielës
Artikulli i radhësJo vetëm Mesi, Interi mendon për titullarin tjetër të Barcelonës. Zikaltërit janë gati të…