Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti denoncon grumbullimin e mësuesve në kulmin e pandemisë duke akuzuar Ministrinë e Arsimit si përgjegjëse.
Mehmeti thotë se për të marrë pikët e provimit, mesuesit duhet të grumbulloheshin masivisht në dyert e Zyrave Vendore Arsimore në kundershtim me Aktin Normativ të nxjerrë nga vetë qeveria.
“Shpikja e re e qeverisë Rama dhe MASR, në kohë pandemie. Në kulmin e pandemisë qeveria Rama dhe MASR kishin një plan të miremenduar; zgjedhje në universitete me pjesëmarrje masive dhe provimi i kualifikimit me pjesëmarrjen e mijëra mësuesve. Por nuk u ndalën me kaq. Për të marre piket e provimit, mesuesit duhet te grumbulloheshin masivisht ne dyert e Zyrave Vendore Arsimore per te marre piket e provimit ne kundershtim me Aktin Normativ e nxjerre nga vete qeveria. MASR mburret se do te beje mesim online per 650 mije e me shume nxens e studente dhe nuk nxjerr dot online piket e provimit per mesuesit. Kjo eshte shpikja me e re per te ruajtur shendetin e mesueve tane”, shkruan Mehmeti.