“Maska” e veçantë e miliarderit! Mbrohet me të brendshme grash nga COVID-19, arrestohet: E keni gabim, është më e sigurta

0
This image has an empty alt attribute; its file name is maska-mil.png

Miliarderi John McAfee përfundoi në prangat e policisë norvegjeze, për një arsye disi komike mund të konsiderohet.

Teksa në rrugë tani është bërë normale të shohësh njerëz me maskë në fytyrë për t’u mbrojtur nga koronavirusi, miliarderi ka zgjedhur një “maskë” ndryshe.

Në vend të maskave të certifikuara, ai doli në rrugë me të brendshme grash.

Me to kishte mbulur hundën dhe gojën, si një masë për t’u mbrojtur nga virusi. Lajmin e konfirmoi vetë John McAfee në “Twitter”.

Ai tha se oficerët norvegjezë nuk u impresionuan nga maska që ai kishte krijuar me të brendshmet e grave.

Autoritetet kishin ndaluar edhe bashkëshorten e tij.

“Insistoj se është me e sigurta e mundshme dhe refuzoj të vendos diçka tjetër në të mirë të shëndetit tim”, shkroi miliarderi 74-vjeçar.

Artikulli i mëparshëm“E ka përdorur një nga vajzat e mia”, Putin zbulon detaje nga vaksina anti-Covid që po prodhon Rusia
Artikulli i radhësA do t’i hapin Serbia dhe Kosova arkivat sekrete të luftës?