Denoncimi/ Shkelet masat anti Covid, dasëm në hotelin e deputetes së PS-së

0


Në një kohë kur bizneset private janë të ndaluara të organizojnë evenimente festive si dasma apo festa të tjera, një denoncim vjen nga Lushnja, ku deputetja e PS-së organizon dasma në hotelin e saj. Në denoncimin e mbërritur në faqen e JOQ, denoncuesi shprehet se foto është bërë darken e djeshme në Hotel Blerimi në Lushnje, i cili është i deputetes se PS znj Tatjana Nurce.

“Pershendetje. Foto e bere darken e djeshme ne Hotel Blerimi në Lushnje. Masat merren për popullin jo për ligjberesit. Hotel Blerimi është i deputetes se PS znj Tatjana Nurce. Duhet të kete live nga profile të ndryshme nga të pranishmit dje. Une e pashe nga profili i nje mikut tim qe ishte në dasem”

Artikulli i mëparshëmBerisha: Pse hesht Lukashenko i Tiranës në krye të OSBE për zgjedhjet në Biellorusi!
Artikulli i radhësRriten çmimet e naftës / Në Azi kërkesa po kthehet në normalitet. Bursa për datën 11 Gusht 2020