Kandidati për president i demokratëve në SHBA, Joe Biden ka përzgjedhur senatoren Kamala Harris si kandidate për zëvendëspresidente.
Ajo është femra e parë me ngjyrë që merr përsipër këtë garë.
Dikur ajo ishte rivale e Joe Biden.
Senatorja nga Kalifornia ka origjinë indiano-xhamajkiane.
Ajo ishte konsideruar një rivale e fortë për kandidaturën e demokratëve për president.
Zoti Biden do përballet me presidentin Donald Trump më 3 nëntor.
Zëvendëspresidenti Mike Pence mbetet kandidati i republikanëve për postin.
Biden tha se kandidatura që ka përzgjedhur është një luftëtare e paepur.
Ai tha se është një nder i madh që të kandidojnë së bashku.