Sonte në mbrëmje do të luhet një ndeshje spektakolare në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Atalanta e Gasperinit do të përballet me Paris Saint Germain e Neymarit e Mbappes në “ Estadio da Luz” në Lisbonë.
Një ndeshje tepër e rëndësishme për të dyja skuadrat që do të tentojnë kualifikimin në gjysmëfinale.
Mirëpo të dy skuadrat do të kenë mungesa në këtë takim. Te bergamaskët do të mungojnë Josip Ilicic dhe Pierluigi Gollini, ndërsa te parisienët Marco Verrati, Di Maria dhe Layvin Kurzawa. Mbappé është do të jetë në dispozicion të trajnerit Tuchel, por nuk do ta nisë ndeshjen nga fillimi.
Më poshtë keni edhe formacionet e mundshme për të dyja skuadrat.
Atalanta (3-4-2-1): Sportiello; Toloi, Caldara, Djimsiti; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Pasalic, Gomez; Zapata. Trajner, Gasperini.
PSG (4-3-3): Navas; Kehrer, T. Silva, Marquinhos, Bernat; Herrera, Paredes, Gueye; Sarabia, Icardi, Neymar. Trajner, Tuchel.