Rama është i bindur se nuk i duhen shqiptarët për të fituar zgjedhjet. Këtë e konfirmon dita ditës jo vetëm në vjedhjen haptazi që ua bën ditën për diell shqiptarëve por edhe në sjelljen e tij në mes të një krize të thellë ekonomike dhe pandemie. Shqipëria po regjistron rritjen më të lartë të numrit tëtë prekurve me COVID-19 dhe gjithashtu ka numrin më të ulët të testimeve në rang rajoni.
Vendi është në mes të një krize të thellë ekonomike që sipas UNDP parashikohet të rrisë numrin e të varfërve me 230 mijë persona të rinj për vitin 2020. Numri i të papunëve në Shqipëri sipas BSH pritet të rritet edhe me 100 mijë të papunë vetëm për vitin aktual. Shqiptarët e prekur nga tërmeti i kobshëm i nëntorit të kaluar janësot tende të pastrehë ndërsa qeveria po ndërton vetëm me propagandë ndërsa njerëzit janë end epa shtëpi dhe nëçadër.
Me gjithë këto halle dhe shqetësime, Rama dhe opozita e sajuar politike në parlament kanë nisur pushimet duke shijuar relaksin dhe diellin ndërsa shqiptarët përcëllohen. Në llogarinë e Ramës, shqiptarët janë thjesht një tufë që duhet drejtuar me menefregizëm dhe arrogancë dhe kur dita e zgjedhjeve afrohet duhen ose blerë me propagandë (pra filmimi të bukura) apo nga krahu tjetër duhen blerë me paratë e krimit të organizuar.
Respekti që ai i rezervon shqiptarëve është shumë i ulët prandaj që nga viti 2013 ai nuk i ka ofruar asgjë shqiptarëve përpos karotën e propagandës apo dhunën e shtetit brutal që materializohet përherë kur kapriçiot e tij nuk përmbushen. Kryekëput anasjelli është sjellja e kryetarit të opozitës që vazhdon të ndjekë shqetësimet e shqiptarëve në takime informale apo puna e tij në zyrën e PD-së.
Arroganca dhe shpërfillja që Rama po i bën shqiptarëve tregon se ai nuk synon as të futet në zgjedhje të ndershme dhe as të qeverisë për interes të tyre. Vendi po kalon trauma të mëdha dhe që do të lënë plagë të hapura në ekonomi dhe xhepin e gjithsekujt. Qeveria me në krye Ramën kanë nisur pushimet, ndërsa vendi zhytet në humnerën e një krize ekonomike që natyrisht ka prekur çdo shqiptar përjashto 5% e oligarkëve dhe ministrave të kësaj qeverie që vazhdojnë të gëzojnë bindjen se populli nuk do t’u përgjigjet me votë.
Shqipëria po digjet, Rama vazhdon të shijojë plazhet bashkë drekat me oligarkët duke ndarë vjedhjen e radhës të taksave të shqiptarëve ndërkohë që opozita dhe kryetari i PD-së Basha qëndrojnë në krah të qytetarëve. Mesa duket nga plazhet e jugut Rama po jep dhe përgjigjen për të gjithë ata që ende ishin të luhatur se si duhet të sillen në vitin 2021 përpara kutive.
Rama nuk mendon dhe as dëshiron të fitojë me votë, pasi ka bindjen që grupet kriminale do t’i japin fitoren atij kështu që ai të shijojë plazhin ndërsa vjedh shqiptarët. Prandaj zgjidhja dhe zgjedhja e vetme e shqiptarëve mbetet vota për opozitën që vazhdon të trokasë në dyert e shqiptarëvendërsa qeveria shëllohet në diellin e pushimeve dhe jetës së qejfit. Janë dy botë të ndryshme dhe dy vizione të ndryshme që përditë e më shumë po qartësohen./SYRI.NET