Një student shqiptar që punon si model në New York ka kërkuar ndihmë publikisht për fonde, në mënyrë që të mund të bëjë një ndërhyrje në fytyrën që i është paralizuar.
Ai tregon përmes një postimi në Instagram, se buzëqeshja iu largua brenda natës për shkak të një gjendjeje që quhet paraliza e Bell-it, që ndodh për shkak të dëmtimit ose inflamacionit të nervit, i cili kontrollon funksionet e muskujve të fytyrës.