Miliarderja Kylie Jenner festoi këtë të hënë ditëlindjen e saj të 23-të.
Pasi i shprehu mirënjohjen dhe falenderimin fansave për mbeshtetjen, ylli i “Keeping Up With The Kardashians” zbuloi edhe dhuratën më të bukur që mori në ditën e saj të veçantë.
Kylie publikoi një foto me vajzën e saj Stormi, ku kjo e fundit fryn qirinjtë e tortës së mamasë, ndërkohë që Jenner e përqafon.
“Dhurata më e bukur nga të gjitha,” shkruan në postim 23 vjeçarja.