Reperi i njohur Fero ka nisur një sherr me këngëtarin Robert Berisha, duke i dedikuar këtij të fundit një sërë postimesh në Instastory. Fero i përmend Robertit tarifat e koncerteve dhe shkruan se për 4 koncerte ai merr 455 euro.
“Roberti me pelqen per arsye qe i ka vetem 3-4 data ne muaj, edhe ato me i mbledh bashke cmimi eshte 455 euro. Tani per Covid-19 eshte ne gjendje me ardh me 215 euro per 4 data koncertesh apo ahengje”, shkruan Fero.
Në një postim tjetër reperi tregon mesazhin e një fansi, i cili i shkruan se këngëtari kishte kënduar për 400 euro në një festë në shtëpinë e tij.
“Robert Berisha kur te vij ne Kosove dua te bej nje barbekjy me shoqerine edhe po te paguaj, sa e ke cmimin me na bo atmosfer aty pak?”, shkruan Fero.
Mesa duket ky reagim i Feros ndaj Robertit ka ardhur pas një deklarate të vjetër të këngëtarit kur ishte i ftuar në “Shiko kush luan”. Roberti i vënë përballë zgjedhjeve mes Flori Mumajesit dhe Feros, u iu drejtua Eneda Tarifës duke i thënë: “Këtë mundesh edhe me adoptu me bë çun, i ka 13 vjet”.