Kush është 27 vjeçari që humbi jetën sot në aksidentin tragjik në rrugën e Kombit

0
Image

Aksidenti i rëndë i ndodhur mesditën e sotme në rrugën Kukës-Morinë, i ka marrë jetën edhe personit të dytë që ndodhej në automjetin që u aksidentua.

Ai është Klinsman Uka, 27 vjeç, me banim në Kukës.

Ky i fundit ndërroi jetë në spitalin e Traumës, pasi u transportua me helikopter në gjendje të rëndë për jetën.

Më herët ndërroi jetë në këtë aksident edhe shtetasi Shpëtim Mani, i cili vdiq në vendin e ngjarjes.

Aksidenti ku u përfshin dy viktimat, ndodhi pasi mjeti me të cilin ata udhëtonin u përplas dhunshëm duke dalë nga rruga.

Ndërkohë që nga ky aksident ka shpëtuar drejtuesi i automjetit që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Artikulli i mëparshëmMerret vendimi për Skënderbeun në Gjykatën Federale
Artikulli i radhësFOTO/ Vrasësja e vogëlushit shqiptar del para gjykatës: Nuk kërkoj falje!