Eksportet e produkteve të naftës nga Rusia drejt Shteteteve të Bashkuara janë dyfishuar në gjysmën e parë të vitit 2020 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur nivelet e tyre më të larta që nga të paktën 2004, raportoi agjencia ruse RBC, duke cituar të dhënat e doganave ruse.
Eksportet e produkteve të naftës të Rusisë në Sh.B.A u rritën në 9.1 milion ton midis janarit dhe qershorit 2020, duke pare gati një dyfushim nga 4 milion ton që ishin për të njëjtën periudhë në 2019.
Sh.B.A ishte blerësi i dytë më i madh i produkteve të naftës të Rusisë – që përbën 12 përqind të eksporteve të produkteve të naftës së Rusisë – pas Holandës, e cila mban vendin e pare me 16.3 përqind të të gjithë eksporteve të produkteve të naftës, treguan të dhënat doganore.
Sh.B.A ka importuar vëllime më të larta të produkteve të naftës ruse që nga prilli i vitit të kaluar, sipas të dhënave nga Administrata e Informacionit të Energjisë së Sh.B.A-së (EIA).
Në gjysmën e parë të vitit 2020, importuesit amerikanë me sa duket i gjetën produktet ruse të naftës më tërheqëse për sa i përket çmimeve, dhe gjithashtu duhej të zëvendësonin produktet e naftës nga Venezuela e cila është nën sanksionet e SH.B.A., tha për RBC analisti i Raiffeisen Bank, Andrey Polischuk, duke komentuar rritjen e eksporteve ruse të naftës drejt Shteteteve të Bashkuara.
Bursa për datën 12 Gusht 2020 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 406.00 | + 5.75 |
DIESEL | 372.75 | + 0.50 |
BRENT | 45.10 | + 0.27 |
©aktualitet.al