Një tërmet i magnitudës 3.5 i shkallës Rihtër është regjistruar dje rreth orës 23:40 me epiqendër zonën e Cërrikut, duke zgjuar banorët e qytetit dhe të zonave përreth, por duke u ndjerë edhe në Elbasan dhe Lushnje.
Tërmeti ndodhi rreth 5 kilometra në brendësi të tokës, dhe për momentin nuk janë sinjalizuar dëme. Ndërkohë, raportohet se lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda dhe kanë shkaktuar frikë te qytetarët, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.