Anija kërkimore turke “Oruc Reis” ka filluar të largohet nga zona ‘e nxehtë’ e Mesdheut Lindor, për të cilën ka pasur edhe tensione me shtetin grek edhe ditën e djeshme.
Sipas raportimeve të medieve greke anija turke po vazhdon rrugën e saj në lindje, brenda EEZ-së Qipro, megjithatë është akoma në kufijtë e NAVTEX ilegal të Ankarasë.
Shtabi i Përgjithshëm i Marinës bën me dije se anija turke e shoqëruar nga anije luftarake turke po lundron me një shpejtësi prej 4 nyje dhe po monitorohet nga afër nga anijet e Marinës Greke.
Lajmi u konfirmua gjithashtu nga Agjensia e Athinës:
“Sipas informacioneve të reja, anija kërkimore turke ‘Oruc Reis’ u largua nga territori Grek 20 minuta më parë dhe po lëviz në verilindje, brenda EEZ-së Qipriote, dhe brenda NAVTEX-it turk të lëshuar në mënyrë të paligjshme”.
Shihni pozicionin e anijes në hartën përkatëse: