Franca nxjerr ushtrinë dhe i del krah Greqisë, Turqia largon anijet ushtarake nga ‘zona e nxehtë’

0

Franca do të rrisë praninë e saj ushtarake në Mesdheun lindor, tha presidenti Emmanuel Macron, duke i bërë thirrje Turqisë të ndalojë kërkimet e naftës dhe gazit në ujërat e diskutueshme, që ka rritur tensionet me Greqinë, shkruan Reuters.

Presidenti francez shprehu shqetësimin për eksplorimin “të njëanshëm” nga Turqia, në një telefonatë me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, tha zyra e Macron, në një deklaratë, duke shtuar se kërkimi duhet të “pushojë në mënyrë që të lejojë një dialog paqësor” midis palëve.

Franca do të “forcojë përkohësisht” praninë e saj ushtarake në Mesdheun Lindor, thuhet në deklaratë, për “të monitoruar situatën në rajon dhe të shënojë vendosmërinë e saj për të mbështetur ligjin ndërkombëtar”.

Nderkohe anija kërkimore turke “Oruc Reis” ka filluar të largohet nga zona ‘e nxehtë’ e Mesdheut Lindor, për të cilën ka pasur tensione me shtetin grek.

Sipas raportimeve të medieve greke, anija turke po vazhdon rrugën e saj në lindje, megjithatë është akoma në kufijtë e “rrezikshëm”.

Shtabi i Përgjithshëm i Marinës bën me dije se anija turke e shoqëruar nga anije luftarake, po monitorohet nga afër nga anijet e Marinës

Artikulli i mëparshëmVaksina e Rusisë për Corona-n: Një kritikë absolutisht e pabazuar
Artikulli i radhësArrestohet në Tiranë Anterio Kaloshi, shoku i Orges Bilbilit që u plagos në përpjekje me policinë