Rrjeti tallet me nxirjen/ Veliaj: Rama e sjell vaksinën me shpejt se Basha

0
This image has an empty alt attribute; its file name is auto_meme11597318175.jpg

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shpalli se ishte shëruar nga koronavirusi dhe nisi një ofensivë me dalje mediatike. Por ajo që ra në sytë e rrjeteve sociale ishte se Veliaj dukej shumë i nxirë, sikur kishte qëndruar shumë jashtë në diell dhe jo në izolim.

Kjo provokoi shumë meme, madje disa e krahasuan me mjekët kinezë që ndërruan ngjyrën e lëkurës kur u prekën nga Covid-19.

Gjatë dy javëve të karantinës, Veliaj duket se ka pasur kohën e mjaftueshme të mendohet për një kompliment që vërtet ta përkëdhelë sedrën e kryetarit dhe gjatë një interviste në Report Tv, e ka lëshuar publikisht elozhen e radhës, me shpresën se ajo do të arrijë deri në Dhërmi, ku Rama po qëndron këto ditë për pushime në vilën qeveritare.

“Nëse një ditë do dalë vaksina, dhe do të ketë një garë mes kombeve, unë besoj se një lider si Edi Rama do të ketë mundësi ta sjellë shumë më shpejt vaksinën në Shqipëri, sesa dikush tjetër që njeriun më të famshëm dhe më të fortë që njeh është kunati i vet”, tha ai.

Problemi është se Rama ka hequr dorë që prej muajit maj nga strategjia e luftës kundër Covid-19.

Artikulli i mëparshëmVIDEO/ Turizëm në terror: Pistoletën te koka gruas, si ia vodhën Audi-n pushuesit në Durrës
Artikulli i radhësNdërron jetë në moshë të re vëllai i deputetes socialiste