Vlen 40 milionë euro, Pirlo i shpall luftë Milani për mesfushorin argjentinas

0
de pol

Rodrigo De Pol prej kohësh flitet se ësh të një objektiv i Milanit. Mesfushori argjentinas ka treguar paraqitje shumë të mira tek Udineze dhe e ka shprehur hapur se dëshira e tij është të luajë për një skuadër të madhe.

Pikërisht drejtuesit e “Djallit” e ndjekin prej kohësh atë dhe janë të gatshëm të bëjnë një ofertë në drejtim të tij, megjithatë sipas asaj që shkruan “Calciomercato”, për ta blerë do të nevojiteshin 40 milionë euro, shifër që aktualisht është jashtë mundësive të Milanit.

IDEJA E PIRLOS – Po sipas “Calciomercato”-s, argjentinasi është kthyer në orët e fundit edhe në një synim të Juventusit. Madje, thuhet se ditën e djeshme ka pasur një takim mes disa ndërmjetësve bardhezinj dhe menaxherit të futbollistit për të parë mundësitë që De Pol të kalojë te “Zonja”. Bëhet e ditur se emri i mesfushorit është një kërkesë specifike e Andrea Pirlos, i cili kërkon të rinovojë Juven si në individë, e ashtu në moshë.

Trajneri i ri bardhezi thuhet se është i fiksuar me 26-vjeçarin deri në atë pikë sa mund të detyrojë klubin të investojë 40 milionë euro. Gjashtë golat dhe 7 asistet sezonale të De Polit ndoshta në dukje janë pak, po karakteristikat e tij e kanë kthyer në një ide fikse të teknikut juventin.

Andrea-Pirlo

OFERTA – Përveç 40 milionë eurove që nevojiten për blerjen e lojtarit, bardhezin jtë do të duhet të bëjnë një ofertë bindëse edhe për vetë “Don Rodrigon”. Aktualisht ai arkëton 800 mijë euro në sezon, një shifër që te Juvja do të ishte thuajse më e ulëta pasi vetëm Pinsoljo (300 mijë euro) arkëton më pak.

Bardhezinjtë mendojnë t’i ofrojnë 1.8 milionë euro në sezon me pagën që çdo vit do të rritej duke u bazuar edhe në arritjet e argjentinasit. Në këtë mënyrë klubi synon të bindë mesfushorin i cili në skemat e Pirlos mund të jetë anësor në mesfushën me tre ose lojtar krahu në vijën e parë.

Artikulli i mëparshëmKontrolloi djalin e presidentit Hashim Thaçi pas aksidentit, flet mjeku dhe zbulon si është gjendja e tij
Artikulli i radhësDënimi drastik dhe e ardhmja e Skënderbeut, Ardjan Takaj i thotë të gjitha