Nga Prof. Dr. Tritan Kalo.
Kontrollet e Policisë Bashkiake në Tiranë nëpër autobuzët urbanë, sa për të dërguar foto te superiorët se gjoja aty zbatohet mbajtja e maskave nga të gjithë udhëtarët, nuk i vlejnë askujt nëse ato fshehin realitetin.
Rënia në kënaqësi dhe mosmarrja e masave nuk i shërbejnë përballjes së suksesshme me sfidën ndaj sars-cov2/covid-19.
Unë jam përdorues i rregullt i këtyre linjave dhe ajo që shoh tregon se jo pak individë, por sidomos të grup-moshës 18-35 vjeç hynë në këto autobuzë pa maska.
Njëkohësisht jo pak prej tyre vrëngosen kur u kërkon të rrinë pak të distancuar nga të tjerët, pa përmendur edhe paedukatësinë e tyre në motivimin e kësaj sjellje të rrezikshme për ata/ato vetë ose për të tjerët rreth tyre.
Agjensitë e lajmeve shprehen prej shumë ditësh e në shumë gjuhë të botës se “një nga arsyet e shtimit të rasteve të infektimit nga Sars-cov2/COVID-19, është moszbatimi i rregullave bazë të distancimit fizik, mbajtjes së maskave në mjedise të mbyllura apo aty ku nuk është e mundur respektimi i kësaj distance nga moshat reja.”
Në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT-së ose në spitalin COVID-19 janë shtuar rastet e shtrimeve të të rinjve si edhe humbjet e jetës prej tyre.
Infeksioni nga Sars-cov2/COVID nuk po njeh më moshëprekje si dhe marrje jete.
Reagimi ynë si qytetarë nuk mungon por ligjin në këtë rast duhet ta zbatojnë organet ligjzbatuese, ku hyn edhe Policia Bashkiake duke mos i lejuar vijimin e udhëtimit këtyre shtetasve të pabindur, për të evituar ndërkohë përplasjet verbale dhe ndoshta edhe fizike në mes të qytetarëve, të cilët udhëtojnë në këto linja të qarkullimit urban.
Punë sa për t’u dukur boll janë kryer në këto 30 vite demon-kraci.
Flitet për të mbrojtur jetët tona nga një rrezik i mundshëm infektimi në këto linja urbane, prej individëve të pandërgjegjësuar.
Act now!!!