Në fund mendoj se do ta fitojë Bajerni. Por çfarë emocionesh, çfarë spektakli. Ka ende shumë kampionë në garë dhe dy skuadrat po përjetojnë një përrallë”.
Marçelo Lipi po argëtohet si spektator në Champions. Ishtekniku i Italisë dhe Juves analizon gjatë një interviste për “Gazzetta” skuadrat favorite për të triumfuar këtë sezon në Lisbonë dhe pa dyshim për të është Bajerni. “Ky Bajern duket një makineri futbolli pa defekte. Ecin me 100 km/h. Të gjithë. Kanë ekuilibër dhe cilësi në çdo repart”.
Përpara kanë një bomber të madh.
Levandovski nuk është vetëm i çmuar për golat që realizon, por sepse me lëvizjet e tij i dërgon te goli të gjithë. Por te Bajerni është një futbollist që më bën të çmendem…
Cilit i referoheni?
Dejvisit. Bën të gjithë krahun. Driblon nga vendi, është i zoti për të mbërritur deri në fundore dhe krosuar në zonë. Më bën të vdes.
Bajerni ka vlera në çdo repart.
Nga portieri Nojer te Myleri. Pastaj hyn Kutinjo dhe shënon disa gola. Ekipi ka një besim të jashtëzakonshëm, nuk duket se lodhet kurrë. Prandaj e shikoj favorit.
Një përrallë është edhe ajo e Lionit.
Francezët vijnë plot vetëbesim duke fituar dy ndeshjet e fundit. Le të themi të vërtetën, ishim pak në mëdyshje për Juven. Ekzistonte përshtypja se jo gjithçka funksiononte për mrekulli në shtëpinë bardhezi. Por fatkeqësisht në fushë konfirmuam atë që kishim frikë. Por të mundësh Sitin, është diçka e pabesueshme.
Guardiola është nën proces.
Nuk e kuptoj përse trajneri spanjoll donte që të revolucionarizonte skuadrën. Pse propozoi për shembull mbrojtjen me tre vetë. Dukej sikur ai ishte i shqetësuar për diçka. Boh, mbetet një mister. Siti ishte surpriza e madhe negative.
Lioni ka lojtarë shumë interesantë.
Katër apo pesë janë me të vërtetë të fortë. Sinqerisht nuk mendoja se Depaj do ishte kaq vendimtar. Është një futbollist me staturë ndërkombëtare. Dhe Dembele hyri dhe e vendosi ndeshjen. Në krahasim me Lajpcigun, Lioni ka ndonjë individualitet më shumë.
Çfarë kënaqësie për Garsian.
Lioni ka një projekt taktik të thjeshtë, por vrastar. I vendos shumë kujdes fazës mbrojtëse dhe kundërsulmit cilësor. Me këto armë mund ta vendosë në vështirësi edhe Bajernin.