VIDEO/ “Më ler ta shikoj pak paruken”, publikohen pamjet. Banega tërbon Konten

    0
    Konte

    Tensioni ishte prezent në pjesën e parë të finales së Europa Ligës mes Sevijas dhe Interit. Bëhet fjalë për minutën e 16-të, kur zikaltërit pretenduan për një penallti të dytë, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga Diego Karlos, por gjyqtari i takimit, e ka konsideruar gjithçka të rregullt.

    Teksa stoli i Interit, kërkonte penallti, në fushë pati një përleshje momentale, ndërkohë që mesfushori argjentinas Banega, i cili në të kaluarën ka veshur fanellën e Interit, shkoi drejt Konte dhe vuri dorën në flokët e tij, duke e “thumbuar” teknikun e Interit për parukën. “Mër ler ta shikoj pak paruken”, ishin fjalët e Banegës, sipas mediave italiane.

    Ndërkohë Konte nuk është përbambjtur duke e kërcënuar mesfushorin se do e presë pas ndeshjes. Në këtë moment gjyqtari e ka ndëshkuar me karton të verdhë trajnerin italian.

    Artikulli i mëparshëmDisfata e Interit në finale, shikoni reagimin e Juventusit
    Artikulli i radhës“Konkuronim për çdo gjë, edhe për femra, kështu u zumë”: Edmundo tregon rivalitetin me Romárion