Filmi “Cuties” “, flet për një vajzë 11-vjeçare, Amy Pason e cila i bashkohet një grupi kërcimi të quajtur “Cuties” në shkollë dhe shpejt bëhet e vetëdijshme për feminitetin e saj teksa rritet, duke krijuar konflikte dhe zënka me nënën e saj.
Filmi ka ngjallur shumë debate, pa u publikuar ende. “Cuties” do të shfaqet në 9 shtator 2020, ndërkohë që në 18 gusht, u publikua vetëm trailer-i. Njerëzit në komente kanë reaguar ashpër rreth filmit duke bërë që traileri i postuar . të arrij në 110.000 dislikes (mos-pëlqime) dhe vetëm 8000 pëlqime.Posteri që Netflix publikoi për filmin, ishte ai që bëri edhe më shumë “zhurmë” në rrjetet sociale, pasi thuajse të gjithë mendojnë se filmi dhe posteri seksualizojnë fëmijët.Ndërkohë që posteri origjinal, i publikuar nga produksioni francez, nuk ngjason thuajse fare me atë të platformës.Pas komenteve dhe kritikave Netflix ka kërkuar ndjesë publike:“Na vjen thellësisht keq për veprën e papërshtatshme të artit që kemi përdorur për filmin Mignonnes/Cuties. Nuk është në rregull dhe nuk është ajo që filmi francez, i cili ka fituar një çmim në Sundance, përfaqëson. Tani kemi ndryshuar fotografinë dhe përshkrimin.”
Posteri Origjinal
Posteri i publikuar nga Netflix