Mbretëresha anulon për herë të parë traditën e ditëlindjes

0

Tradita shumë vjeçare nuk do të mbahet këtë vit, si pasojë e koronavirusit në Londër dhe në të gjithë botës. Për herë të parë në 68 vite froni, mbretëresha anulon traditën që vendi bën me rastin e ditëlindjes së saj! Mbretëresha Elizabeth mbush 94 vjeç më 21 prill, por këtë vit ka ndaluar në mënyrë absolute përshëndetjet që i bëhen çdo ditëlindje përmes armëve.

Zakonisht, përshënetjet mbretërore përmes armëve mbahen në disa lokacione të ndryshme në Londër në ditën e saj të lindjes, por në rrethanat që ndodhet, mbretëresha kërkoi anullimin e tyre. Atë ditë pritet që ta kalojë vetë, në Windsor Castle, ku gjendet bashkë me bashkëshortin e saj Dukën e Edinburgh. Pjesëtarët e tjerë të familjes do ta urojnë përmes video call-ve.

Artikulli i mëparshëmTrump/ Kina do përballet me pasoja nëse e ka lejuar me vetëdije përhapjen e koronavirusit
Artikulli i radhësCOVID-19/ 14 raste të reja në 24 orë. Shkon në 562 numri i të infektuarve