Është gjetur shëndosh e mirë vogëlushi 2-vjeçar Tian Krasniqi, falë bashkëpunimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, Policisë dhe qytetarëve që u ngritën në këmbë.
Lajmin e mirë e dha Ridvan Tahiri, një anëtar i ekipeve të shpëtimit, me videon e mëposhtme. Lajmin e gëzuar të gjetjes së tij e ka dhënë xhaxhi i tij Mehdi Krasniqi në rrjetet sociale që i ka falenderuar të gjithë ata që bashkëpunuan.
Tian Bujar Krasniqi kishte humbur që pasditen e djeshme.