U thirr për të dëshmuar në Hagë, dorëhiqet Ali Ahmeti

0

Pas ftesës për të dëshmuar në Hagë, Ali Ahmeti flitet se mund të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të BDI-së.

Kjo për faktin se procesi i dëshmisë dhe intervistimit nga prokurorët e dhomave të specializuara duke se do të jetë i gjatë, duke ia pamundësuar Ahmetit kryerjen e detyrave si kryetar partie.

Ahmeti pritet që në fund të këtij muaji të udhëtojë për në Hagë, ndërsa diçka konkrete sa i përket dorëheqjes do të ketë në muajin shtator.

Organet partiake si duket janë të papërgatitura për këtë situatë, dhe për të caktuar një pasues të tij si kryetar i partisë.

Në BDI është dëshmuar se figura e Ali Ahmetit është bashkuese dhe ka shuar çdo tentativë për përçarje.

Nga burime jozyrtare përflitet edhe emri i Artan Grubit që mund të jetë kryetar i BDI-së deri në kongresin e ardhshëm partiak.

Grubi vjen si zv/kryeministri i parë në Shkup, që është edhe posti më i lartë që mban një shqiptar në Maqedoni të Veriut.

Artikulli i mëparshëmVIDEO/ Malisheva tërë natën në këmbë, gjendet shëndoshë e mirë vogëlushi 2-vjeçar
Artikulli i radhësGoditet rëndë birra Peja, pas drejtorit vdes një zyrtarë tjetër i lartë