Presidenti i Bjellorusisë Akeksandër Lukashenko urdhëroi të shtunën ministrin e Mbrojtjes të merrte masat të rrepta për të mbrojtur integritetin territorial nga protestat që kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve.
Ai bëri një koment gjatë inspektimit të njësive ushtarake në Grodno në kufirin e Bjellorusisë me Poloninë.
Lukashenko tha se protestat po marrin mbështetje nga vende perëndimore duke urdhëruar ushtrinë të marrë në mbrojtje Bjellorusinë perëndimore nga këto lëvizje.
Vizita e tij vjen para ushtrimeve ushtarake në shkallë të gjerë të planifikuar në rajonin e Grodno midis datave 28-31 gusht.
Kundërshtarët e Lukashenkos kanë organizuar greva dhe demonstratat më të mëdha në historinë e fundit të vendit ish-Sovjetik për të protestuar për rizgjedhjen e tij
Autoritetet kanë hapur një hetim penal në Këshillin Koordinues të opozitës, anëtarët e të cilit po kërkojnë zgjedhje të reja dhe një tranzicion paqësor të pushtetit.