Eksperimenti i guximshëm në Gjermani, organizohen tre koncerte për të studiuar rreziqet e Covid-19

0
Participants watch a performance during the study

Në një kohë kur bota prej muajsh po përballet me pandeminë e Covid-19, gjermanët kanë ndërmarrë një eksperiment të rrezikshëm.

Tre koncerte pop janë duke u organizuar sot në Gjermani pasi studiuesit duan të hetojnë rreziqet e përhapjes së koronavirusit.

Rreth 4,000 vullnetarë që gëzojnë shëndet të mirë nga 18 deri 50 vjeç u regjistruan për studimin e së Shtunës që mbahet në Leipzig, të kryer nga Universiteti Halle.

Kantautori Tim Bendzko pranoi të performojë në të tre koncertet e njëpasnjëshme.

Ky studimi vjen në një kohë kur Gjermania regjistroi numrin më të lartë të infeksioneve Covid-19 që nga fundi i prillit, shkruan abcnews.al.

Studimi, i quajtur Restart-19 , u krijua “për të hetuar kushtet në të cilat ngjarje të tilla mund të organizohen gjatë pandemisë”, thanë studiuesit.

Shkencëtarët planifikuan të ekzekutojnë tre skenarë të ndryshëm me rreth 4,000 vizitorë në Quarterback Immobilien Arena në Leipzig gjatë së shtunës.

E para synon të simulojë një ngjarje para pandemisë; e dyta me higjienë më të madhe dhe një distancim shoqëror; dhe i treti me gjysmën e numrave dhe me secilin person duke qëndruar 1,5 metër larg.

Artikulli i mëparshëmVajza boshnjake dashuron një serb, prindërit e rrahin dhe e qethin
Artikulli i radhësKriza Greqi-Turqi, kryediplomati gjerman vizitë “blic” në Athinë dhe Ankara