Pas shpalljes nga Erdogan të zbulimit të sasive të mëdha të gazit në Detin e Zi, dy urime i kanë ardhur atij sipas Presidencës turke.
I pari ka qenë homologu ukrainas Vladimir Zelensky.
Sipas Zyrës së Presidentit turk, Erdogan dhe Zelenski diskutuan për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe zhvillimet rajonale.
Presidenti i Ukrainës e uroi Erdoganin për zbulimin e rezervave të mëdha të gazit natyror në Detin e Zi dhe i uroi shumë sukses popullit turk.
Urimi tjetër i ka ardhur nga Palestina.
Presidenti Mahmoud Abbas gjithashtu foli me Presidentin e Turqisë përmes telefonit, duke uruar Erdogan për zbulimin e gazit natyror në Detin e Zi dhe duke thënë se çdo sukses i Turqisë vlerësohet si një sukses i Palestinës.
Sipas Zyrës së Presidentit turk, Erdogan dhe Abbas diskutuan marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet rajonale.
Erdogan përsëriti gjithashtu mbështetjen e Turqisë për luftën e drejtë të Palestinës.
Më anë të anijes së dedikuar “Fatih”, Turqia zbuloi rezerva të gazit natyror të paktën 320 miliardë metra kub në Detin e Zi. Rezervat e gazit janë zbuluar në zonën ekskluzive ekonomike të Turqisë, rreth 170 kilometra larg bregdetit turk.
Ky zbulim e shndërron Turqinë në një superfuqi botërore të gazit natyror.