Nga Arbana Xharra
Thonë se në Kuran nuk shkruan se myslimanja duhet të mbulohet. Ku shkruan atëherë?
Tek ndonjë udhëzim i ndonjë dijetari islam të shekullit 11, 12, 13?
E ka vizatuar ai bash kështu siç mbulohen tash?
Se për niqabin e morëm vesh se është trashëgimi që e ka lënë Sulltan Abdylhamiti.
Një gjë e kemi të qartë gjithë: këto forma kokëmbulimi deri para e deri vonë pas pavarësimit të Kosovës nuk kanë qenë.
Gjyshet i hidhnin mbi kokë, por nuk mbulonin tërë fytyrën.
Kush i solli? Kush tha se kështu duhet të mbulohen myslimanet?
Pra dikush e bëri agjendë.
Në gjithë këtë debat më së shumti me shqetëson primitiviteti i disave që prangimin e gruas duan ta na shesin si liri veshjeje edhe pse ajo diktohet nga dikush.
Fyerje e rëndë inteligjence.
Nga kush pra u urdhërua ky akt mizogjin e maskinist i radhës?