Momente paniku për pushuesit në plazhin e vjetër afër portit të Vlorës.
Një person ka humbur jetën si pasojë e mbytjes.
Bëhet fjalë për një burrë rreth 70 vjeç.Trupi është mbuluar në breg të detit teksa ka mbërritur edhe ambulanca e forcat policore.
Dyshohet se i moshuari mund të ketë pësuar infarkt teksa lahej në det.