E zhdukur prej 12 gushtit/ Gjendet nëna shqiptare e 4 fëmijëve

0
U shpall e zhdukur nga bashkëshorti i saj, kthehet në shtëpi 27 ...

Një lajm i mirë ka mbërritur së fundmi nga Greqia.

Mësohet se një 27-vjeçare shqiptare e raportuar e zhdukur disa ditë më parë është gjetur.

Antonia Nikolla, nënë e katër fëmijëve, u raportua e humbur nga familjarët e saj në datën 12 gusht në zonën e Iraklios në Kretë.

Bashkëshorti i saj ka njoftuar policinë greke se gruaja e tij është kthyer shëndoshë e mirë. Ende nuk dihen rrethanat se si ajo është kthyer sërish në banesë dhe arsyet e zhdukjes së saj.

Pas kësaj, policia helene ka ndërprerë menjëherë kërkimet.

Image
Artikulli i mëparshëmSTUDIMI: Pse njerëzit bëjnë selfie? Disa shpjegime psikologjike që me siguri nuk i keni menduar kurrë
Artikulli i radhësNuk fiton betejën me Covid-19, ndahet nga jeta biznesmeni shqiptar