Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Rroskovec, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, në fshatin Suk, ku viktimë mbeti një 30-vjeçar, i identifikuar si Romino Hatia. Ai u dërgua menjëherë në spital pas aksidentit, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Njoftimi i plotë:
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 20:40, në aksin rrugor Roskovec-Suk, në fshatin Suk, shtetasi R. H., 25 vjeç, banues në fshatin Suk, duke drejtuar mjetin tip “Ford Fiesta”, është përplasur me mjetin tip “Linfan”, i cili drejtohej nga shtetasi A. H., rreth 30 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier shtetasi A. H.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i makinës, shtetasi R. H., dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.