Paris Hilton ka vendosur të flasë hapur për problemet që është përballur gjatë jetës së saj.
Ajo është trashëgimtarja më e pasur në botë. Megjithatë jeta e saj s’ka qenë aspak e lehtë.
Në një intervistë së fundmi, 39-vjeçarja vendosi që të flasë për abuzimet që pësoi gjatë adoleshencës ndërsa ishte në kolegj.
“Stafi thoshte gjëra të tmerrshme. Vazhdimisht më bënin të ndihesha keq me veten dhe më bullizonin mua,”- tha Paris Hilton. “Mendoj se qëllim i tyre ishte të na bënin të ndiheshim keq. Ata abuzonin fizikisht me ne, na godisnin dhe na zinin frymën. Donin të ngjallnin frikë tek ne që ti bindeshim. Që nga momenti kur zgjohesha derisa shkoja në shtrat më bërtisnin, ishte torturë e vazhdueshme.”
Ajo shpjegoi se prindërit e saj Rick dhe Kathy Hilton morën vendimin për ta dërguar në shkollë me konvikt për shkak se arratisej nga shtëpia për të dalë natën jashtë dhe për të shkuar në klube.
Hilton tha se tre shokë të saj të klasës gjithashtu do bëjnë akuza të ngjashme në dokumentarin e ardhshëm në YouTube ” This is Paris”.
Ajo shtoi se abuzimi në konvikte e bëri të vuante nga sulme paniku çdo ditë.
39-vjeçarja u shpreh se aty ndihej si e burgosur dhe gjatë qëndrimit në konvikt filloi të urrente jetën.
Përpjekjet për t’i treguar prindërve për abuzimin me letra ose telefonata u ndaluan nga stafi, sipas saj.
“Më merrnin telefonin ose më grisnin letrat që shkruaja, duke më thënë: Askush s’do të besojë ty.”- tha Paris Hilton.
Ajo u largua nga shkolla në vitin 1999 kur ajo ishte 18 vjeç por nuk fliste për abuzimin sepse ndihej e “turpëruar”.
Ndërkohë dokumentari mbi jetën e saj do publikohet në YouTube më 14 shtator.