Rama: Nuk do kemi mbyllje tjetër të Shqipërisë

0

Edi Rama ka pranuar se nuk mund të ketë një tjetër mbyllje dhe izolim tjetër të Shqipërisë në vjeshtë.

Sipas kryeministrit, edhe nëse ka valë të dytë nga COVID-19 nuk është opsion i vazhdueshëm mbyllja pasi sjell dëme dhe shkatërrime të tjera ekonomike dhe psikologjike.

“Kemi një sfidë të madhe publike. Siç e kanë thënë të gjithë specialistët e shëndetit. Siç e thonë të tërë sot, kjo betejë nuk zhvillohet vetëm në spital. Çdokush do të bëjë rolin e vet. Ndërkohë që virusi ju e keni thënë, nuk ka ardhur për të ikur as për 3 javë, as për 4 javë as për 4 muaj për një periudhë që askush nuk e di sa do të zgjasë. Nuk ja bëjmë dot ndryshe. Nuk zgjedhim dot mbylljen dhe izolimin si opsion të vazhdueshëm, sjell dëme dhe shkatërrime të tjera. Jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe social.”- u shpreh Rama nga takimi me mjekët sot në spitalin infektiv.

Artikulli i mëparshëmRama premton rritje ‘të konsiderueshme’ pagash për mjekët e infermierët
Artikulli i radhësMarreveshje për Uashington? Profesori amerikan zbulon detaje për dialogun Kosovë-Serbi në shtator