Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një vajzë të re, protagoniste e një videoje e cila bëri xhiron e rrjeteve sociale, pasi u shfaq duke dhunuar vajzën që kishte kryer marrëdhënie seksuale me të fejuarin e saj.
Sipas ‘Panoramës’, në pranga ka rënë shtetasja Margerite Gjoni.
Kjo shtetase u shfaq në rrjetet sociale duke goditur vajzën tjetër pasi kjo e fundit pranoi se kishte kryer marrëdhënie me të fejuarin e të arrestuarës.
Pasi pamjet filmike u shpërndanë masivisht në rrjet, ku e reja shihet duke e goditur, duke i bërë presion dhe kërcënuar, policia ka vënë në pranga shtetasen Margerite Gjoni.
Pjesë nga biseda mes vajzave:
Vajza e dhunuar: ‘Kam ardh në 2 sahati prej pune ske qenë ti aty, edhe i kam thënë më jep 10 mijë lekëshin që më ke borxh se jam pa lekë, se janë edhe 100 mijë lekë të tjera që mi ka borxh filani dhe më ka thënë hajde pak mbrapa e të kallxoj. Edhe nejti tu më puth e tu më prek.
Margarita: E manej? Keni kry marrëdhënie. Nuk a marre me e than. A ke kry marrëdhënie me ta? Se një mashkull kur të puth kur të fut duart normal që q*hesh. A je q* me ta?
Vajza e dhunuar:Vetëm një herë.
Margarita: Cohu. Ke shku me atë mashkull?
Vajza e dhunuar:Vetëm një herë.
Margarita: Si a kenë puna, ma kallxo dhe një herë prej fillimit.
Vajza e dhunuar: Ta kallxova nji herë, thashë më ka ngacmu puna e 10 mijë lekshit. Më tha mos e kallxo njeriu.