VIDEO/ ‘Po priste në pritë që të qëllonte’…policia kap në flagrancë 32 vjeçarin në Shkodër…

0
Police raise alarm on guns stolen from cars - Reporter Newspapers

Nga policia e Shkodrës është kapur dhe u arrestuar në flagrancë shtetasi:  L. L., 32 vjeç, banues në fshatin Stare.

Sipas njoftimit të bluve ky arrestim ka parandalur një vrasje të mundëshme.

Eshtë sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip pistoletë, me të cilën 32-vjeçari do kryente krimin.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Malësi e Madhe, Shkodër

Policia parandalon një vrasje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Parandalimi”.

Marrja e informacionit, ndjekja dhe ndërhyrja në kohë e Policisë, parandalon vrasjen dhe vë në pranga autorin e dyshuar.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip pistoletë, me të cilën 32-vjeçari do kryente krimin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë së Malësisë së Madhe, Shkodër, në bashkëpunim me Strukturat e DVP Shkodër,  pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe një pune të mirorganizuar bënë të mundur parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale, e cila mund të përfundonte në vrasje.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:  L. L., 32 vjeç, banues në fshatin Stare.

Ky shtetas rreth orës 01.00, të mëngjesit të sotëm, në fshatin Rapsh, Njësia Administrative Kastrat, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin K. F., 30 vjeç, banues në fshatin Rapshë.

Pas konfliktit të ndodhur, shtetasi L. L., rreth orës 09.00, pasi ka marrë një armë zjarri pistoletë ka shkuar sërish në fshatin Rapshë dhe kishte zënë pritë për të qëlluar ndaj shtetasit K. F.

Falë informacionit të marrë nga ana e polcisë kriminale u ndërtua puna dhe si rezultat i ndërhyrjes në kohë e me profesionalizëm është bërë kapja dhe prangosja e  32-vjecarit, i cili qëndronte në pritë për të qëlluar mbi shtetasin K. F.

Në momentin e kapjes shtetasit L. L., i është gjetur dhe sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë me një krehër me fishekë luftarak.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbatja pa leje”

Artikulli i mëparshëm“Deri kur do fajësojmë shqiptarët”? Arrestimi i Maguire në Mykonos shkakton një tjetër debat në Greqi
Artikulli i radhësMbytet në det 26 vjeçari tek Gjiri i Lalëzit