Tirana pa fat. Muçin e ndal shtylla, Crvena Zvezda fiton 1-0 dhe kualifikohet

0
118517252 2665092020413570 715104070914615174 O

Tirana provon të bëjë të madhen, madje ia del për shumë minuta duke flirtuar me fitoren dhe kualfikimin në Champions. Por vetëm kaq, pasi një gabim ndëshkon kampionët e Superligës që dorëzohen 1-0 në “Air Albania” përballë Crvena Zvezda, duke i lejuar formacionit serb të vazhdojë rrugën në turneun më të rëndësishëm të futbollit europian për klube. Tirana konfirmoi shpetj stradegjinë e saj në pritje.

Por shumë shpejt bardheblutë kuptojnë se rivalët nuk janë të frikshëm sa emri dhe nisin të shohin përpara. Edhe rasti i parë për gol I takon kampionëve të Shqipërisë. Në minutën e 19-të, Muçi tenton shtyllën e dytë me një diagonale nga jashtë zonës. Pak centimetra i mungojnë topit për t’u ndalur në rrjetë, por gjithsesi ky moment i jep të tjera doza besimit të vendasve që do t;I afroheshin sërish golit në të 25-të.

Këtë herë është Kale, që me goditjen e tij nga distance vendos në provë portierin, që largon rrezikun nga porta e tij. Janë minutat e Tiranës, që ka një tjetër mundësi të artë shënimi me Hoxhallarin në të 31-ën. E zgjuar goditja e ndaluar e mbrojtësit, por në të njëtin nivel është ndërgurja e portierit edhe një herë i mohon epërsinë të zotëve të shtëpisë.

Të besuarit e Egbo do ta mbyllnin pjesën e parë në sulm, por rezultati do të mbetej i pandryushuar deri në pushimin e sfidës. Me nisjen e pjesës së dytë, Tirana nuk ndryshon qasjen e saj për ndeshjen, por është pafat në minutën e 59-të. Muçi deh mbrojtësin, gjuan fort, por me portierin të mundur topi ndalet nga shtylla.

Këtu sfida kthehet në favor të miqve, që pas vetëm dy minutash do të kalonin në epërsi në goditjen e parë në katërkëndësh. Harkimi nga këndi gjen të papërgatitur mbrojtjen bardheblu, që lejon Tomane të shënojë.

Bardheblutë kalojnë shpejt tronditjen, ndërsa në minutën e 65-të, Kobina ka në këmbët e tij golin e barazimit, por i vetëm përballë portierit e dërgon topin mbi traversë.

Shansi I artë I humbur që zbeh shpresat dhe grintën e skuadrës shqiptare, që për herë të fundit provon të barazojë me Vrapin në minutën e 86-të. Pa sukses dhe kjo tentativë. Në fund festa ishte e gjitha për Crvena Zvezda që siguron kualifikimin, ndërsa për Tiranën mbetet vetëm paraqitja dhe bindja se provoi deri në fund për të qëndruar mes më të mirëve të Europës.

Artikulli i mëparshëmEpoka e naftës arabe është thuajse në perëndim. Bursa për datën 25 Gusht 2020
Artikulli i radhësEMRI + FOTO/ Shqiptari i akuzuar për dy vrasje në Maltë, “luftë” me policinë vendase