Herri Meguajër u përfshi në një sherr në ishulin grek Mikonos. Mbrojtësi i Mançester Junajtid u arrestua nga policia pas incidentit dhe doli para gjykatës.
Kapiteni i Mançester Junajtid u konliktua me një grup shqiptarësh, që dyshohet se i ngacmuan motrën. Meguajër akuzohet se ka goditur edhe një polic gjatë përleshjes. Së fundi kapiteni i Mançester Junajtid është shpallur fajtor për tre akuza. Ryshfet, rezistim ndaj forcave të rendit dhe dhunë në ambientet publike janë akuzat ku Meguajër ka dalë fajtor.
Mbrojtësi pritet të marrë një gjobë të majme.